Llapi nga Podujeva kërkon fitoren e radhës në elitën e futbollit të Kosovës.
Llapjanët përgatiten për sfidën me Malishevën. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është i lumtur me rezultatet e fundit, kësisoj paralajmëron Malishevën për humbje.
“Serinë e rezultateve pozitive në ndeshjet si mysafir, skuadra e Llapit synon t'i vazhdoj edhe ditën e shtunë në përballje me Malishevën, duel i javës së 13 që do zhvillohet në stadiumin 'Liman Gegaj'.
Skuadra e Llapit është skuadra e dytë pas Dritës me formën më të mirë në ndeshjet si mysafir me gjithsejt 10 pikë të grumbulluara nga 15 në total;
4 fitore në total prej tyre 3 si mysafir (Prishtina 1:2, Ulpiana 0:6, Feronikeli 0:2) e rendisin Llapin prapë në vendin e dytë sa i përket ekipeve me më së shumti fitore si mysafir;
Skuadra e Malishevës i ka dhënë humbjen më të thellë Llapit në këtë edicion, 0:3 në "Fadil Vokrri"
Skuadra e Llapit ka serinë prej 4 fitoreve në 5 ndeshjet e fundit, kurse skuadra e Malishevës prej 4 humbjeve rresht në 5 ndeshjet e fundit”, shkruan në faqen e KF Llapit.