Të dielën u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në Roma-Milan, ndërsa dje u paraqit në stërvitje, pavarësisht se për titullarët e sfidës së një dite më parë ishte pushim. Simon Kjaer nuk dëshiron të ndalet dhe këtë e ka konfirmuar në një intervistë për rrjetin amerikan “CBS”.
"Jam shumë i kënaqur dhe renditja na bën të jemi optimistë.
Që kur mbërrita te Milani, u shpreha se doja të mbyllja aty karrierën dhe rinovimi i javës së kaluar është një hap në atë drejtim.
Jam shumë i lumtur që do të jem kuqezi për thuajse pesë vite të tjera. Milanin nuk e ndërroj as më kulturën e të gjitha vendeve ku kam qenë. Për mua është nder dhe privilegj", ka thënë Kjaer.