​Antonio Conte flet për skuadrën e tij të re

Futboll

​Antonio Conte flet për skuadrën e tij të re

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 13:42
​Antonio Conte

Skuadra angleze Tottenham Hotspur pas shkarkimit të trajnerit Nuno Espirito Santo ka bërë zyrtare që në krye të skuadrës do të jetë italiani Antonio Conte.

Conte ka nënshkruar kontratën e tij te Tottenham sot, kontratë kjo e cila do ta mbajë atë në Londër deri në qershor të vitit 2023.

Gjatë kësaj vere, Tottenham e kishte kërkuar Conten që të jetë trajneri i tyre, por që ky i fundit kishte refuzuar, dhe sot pas zyrtarizimit të tij, Conte ka folur rreth kësaj situate.

Verën e kaluar nuk mund t’i bashkohesha Tottenham për shkak se largimi im nga Interi kishte ndodhur në atë kohë, dhe isha i përfshirë në mënyrë emocionale me përfundimin e sezonit me ta, kështu që nuk ndihesha i gatshëm që t’i rikthehem detyrës së trajnerit”, tha Conte.

Po ashtu, Conte tregoi arsyen se pse ka ndërruar mendjen e tij për të qenë në timonin e Tottenham.

Entuziazmi i madh dhe dëshira e pa masë e Daniel Levyt për të më besuar mua me këtë projekt ishte e mjaftueshme. Tani që mundësia u rikthye, kam vendosur që ta pranojë me dëshirën më të madhe”, shtoi trajneri italian.

Aventura e fundit e Antonio Contes ishte te skuadra italiane Inter, tek e cila e riktheu titullin e “Scuddetos” në “Giuseppe Meazza” pas plotë 11 viteve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat