Tottenhami i ka vënë përpara trajnerit italian 175-180 milionë euro për përforcimin e ekipit
Antonio Conte do të jetë trajner i ri i Tottenhamit.
Dhe, trajneri italian do ta ketë në dispozicion një shumë të konsiderueshme parash për ta përforcuar ekipin.
Mediumi britanik “The Sun” raporton se Spurs i kanë vënë në dispozicion 175 deri në 180 milionë euro për transfere.
Prandaj, londinezët pritet të jenë mjaft aktiv në afatin kalimtar të janarit.
Conte do ta pasojë të shkarkuarin Nuno Espirito Santo.
Ish-trajneri i Juventusit, Chelseat e Interit synon që me përforcimet e reja, të jetë i suksesshëm në Londër.