Trajneri i klubit argjentinas Ferro General Pico, Mauricio Romero është qëlluar me armë gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Huracan Las Heras.
Kjo ngjarje ka ndodhur këtë vikend në ditën e diele, ku fillimisht tifozët e nisën me përleshje mes vete, përcjell KosovaPress.
Trajneri Romero u plagos në krah pasi që u godit me armë, ku me të dëgjuar të shtënat, futbollistët dhe gjyqtarët në fushë u larguan me shpejtësi drejt zhveshtoreve, kurse tifozët gjetën strehim pas mureve të stadiumit.
Klubi i Ferro General Pico pas incidentit ka njoftuar për mediat se trajneri i tyre Mauricio Romero u dërgua menjëherë për tretman në spitalin lokal, ku është jasht rrezikut për jetë dhe në proces të rikuperimit.
Videon e incidentit e gjeni më poshtë.
Coach shot in Argentine third-tier game.
— Elijah Kyama (@ElijahKyama) November 1, 2021
Ferro de General Pico manager Mauricio Romero was shot in the shoulder as players and fans fled from the pitch and stands during their match vs Huracan Las Heras on Sunday. He was treated and is doing well. pic.twitter.com/VrI35Frwjx