Juventusi është me sytë nga merkatoja për të përforcuar organikën dhe për tu kthyer që të jenë konkurues përsëri. Për këtë arsye italianët do të tentojnë mesfushorin e Mançester Junajtid, Pol Pogba.
‘La Gazzeta dello Sport’ thotë se francezi dëshiron të rikthehet tek Juventusi, por ata duhet të shesin të paktën dy lojtarë që të finalizojnë këtë operacion. Pogba do të jetë lojtar i lirë ne fund të sezonit dhe gjatë janarit ai mund të nënshkruajë një para kontratë me çdo skuadër.
Real Madrid dhe PSG janë të interesuara për shërbimet e lojtarit, por Pogba i ka shprehur menaxherit të tij Mino Raiola se dëshrion transferimin në itali.
28 vjeçari duhet të pranojë që të ulë pagën e tij prej 14 milionë eurosh në sezon, në mënyrë që të transferohet tek Juventus.