Në rast se dështon Mbappe, Real Madrid ka gati planin tjetër

Futboll

Në rast se dështon Mbappe, Real Madrid ka gati planin tjetër

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:41
Kylian Mbappe.

Real Madrid është duke shikuar yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah si alternativë e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Gjiganti spanjoll është duke u munduar ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon që tre vite, me Eden Hazard që ka zhvilluar paraqitje të dobëta.

Salah shihet si lojtar ideal, ngase egjiptiani për momentin vlerësohet si një ndër lojtarët më të mirë në botë për momentin.

Raportet në Spanjë shtojnë se Mbappe mbetet prioritet për Madridin, por ka shans që ylli francez në fund të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë në “Parkun e Princave”.

Salah shihet si plan B, ngase nuk ka rinovuar kontratën dhe Reali do ishte gati të ofronte plotë 100 milionë euro.

Ndërkohë, Salah në të kaluarën ka pranuar se dëshiron të luajë në Spanjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat