Guardiola injoron ndeshjen me Manchester United

Futboll

Guardiola injoron ndeshjen me Manchester United

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur para derbit anglez kundër Manchester United që zhvillohet në vikend.

“Qytetarët” nesër do përballen me Club Brugge, në kuadër të xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Guardiola e sheh ndeshjen kundër klubit belg më të rëndësishme se ndaj rivalit lokal.

“Është ndeshje shumë më e rëndësishme se kundër Man Unitedit. Kjo ndeshje do jetë hap i rëndësishëm për kualifikimin në 1/16 e Ligës së Kampionëve”.

“Në Premierligë ka edhe shumë ndeshje tjera, këtu vetëm tre kanë mbetur. Ndeshjet e treta dhe të katërta janë vendimtare. Ndeshjet më të rëndësishme që ne duhet t’i marrim seriozisht”.

Ndërkohë, përballja mes Man City dhe Club Brugge zhvillohet në “Etihad” me fillim nga ora 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat