Barcelona pritet ta emërojë Xavi si trajner

Futboll

Barcelona pritet ta emërojë Xavi si trajner

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 17:31
Barcelona pritet ta emërojë Xavi si trajner

Barcelona pritet ta emërojë Xavi Hernandezin si trajner të ri të enjten.

Klubi spanjoll thuhet se ka arritur marrëveshje me spanjollin, që do të udhëtojë drejt “Camp Nou” për të nënshkruar kontratën me klubin.

Ndeshja e parë për Xavin si trajner i Barcelonës pritet të jetë ndaj Espanyolit më 18 nëntor në La Liga.

Xavi do ta zëvendësojë Ronald Koemanin, pasi klubi vendosi ta shkarkonte për shkak të rezultateve të dobëta.

41-vjeçari karrierën si trajner e filloi në Arabinë Saudite te skuadra Al-Sadd.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat