Ky është vendimi i gjykatës për Blatterin dhe Platinin

Futboll

Ky është vendimi i gjykatës për Blatterin dhe Platinin

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 17:36
Ky është vendimi i gjykatës për Blatterin dhe Platinin

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blater dhe Michael Platini janë akuzuar për mashtrim dhe për krime të tjera nga gjykata e Zvicrës. Ky vendim erdhi pas 6 vitesh investigim të thellë për shkak të një dëmi miliona dollarësh.

Ish drejtuesit do të përballen për disa muaj në gjykatën federale të krimeve në Belinzona.

“Kjo pagesë ka dëmtuar burimet e FIFA-sdhe ka pasuruar Platinin”, tha gjyqtari në një komunikatë.

Hetimi bazohet kryesisht tek një kërkesë e e Platinisë në 2011, ku ai kërkonte të paguhej për rolin e mbajtur si këshilltar i Blater-it nga 1998 dei në 2002. Blateri autorizoi Fifan që pagesa të kryhej.

Blateri është akuzuar për mashtrim dhe për shpërdorim fondesh gjatë kohës që ai ishte në president i FIFA-s, ndërsa Platini për keqmenaxhim dhe korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat