Trajneri i Bayernit të Mynihut, Julian Nagelsmann ka fituar betejën me koronavirusin dhe i është rikthyer normalitetit, duke drejtuar seancën stërvitore të bavarezëve gjatë paradites së sotme.
Tekniku rezultoi pozitiv gjatë transfertës ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve dhe më pas mungoi në katër ndeshje të Bayernit.
Megjithatë tani gjithçka është lënë pas dhe do të jetë në pankinë për sfidën e radhës , sërish ndaj portugezëve në Champions.
Bavarezët kanë fituar të tre ndeshjet e para në grupet e Ligës së kampionëve dhe tani u mjafton vetëm një pikë në sfidën e kthimit ndaj Benficës, për të siguruar biletën për në fazën e 1/8-ave.