Antonio Conte është trajneri i r i i Tottenham.
Ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher, ka folur në lidhje me kthimin e trajnerit italian në Premier League.
“Jam shumë i lumtur për kthimin e Conte-s në Angli. Është një trajner i shkëlqyer dhe pres me padurim ta shikoj personalitetin e tij në Premier League”, ka thënë Carragher për Sky Sports.
“Do të duhet kohë për të ndrequr problemet e Tottenham, edhe pse jam një mbështetës i madh i Conte-s, nuk mendoj se do ta udhëheqë Tottenham-in te suksesi në pak kohë. Ka shumë punë për të bërë, edhe për një trajner të kalibrit të tij”, ka përfunduar Carragher.