Qëndrimi i Mohamed Ihattaren në Utrecht përjashton në mënyrë të pashmangshme rikthimin e tij te Sampdoria.
Ish-mesfushori sulmues i PSV-së, i blerë nga Juventusi në verë dhe më pas i huazuar te klubi i Sampdorias, nuk ka dhënë asnjë lajm që nga 13 tetori i kaluar!
Drejtori sportiv i Sampdoria-s, Daniele Faggiano ndërhyri për të sqaruar pjesërisht situatën: “Për cilësitë e lojtarit ishte një operacion i mirë. Futbollisti ka mbërritur jashtë forme totalisht dhe mbipeshë. Më pas ndodhi diçka në nivel familjar”.
Për shkak të gjendjes së dobët fizike, Ihattaren nuk e ka veshur kurrë fanellën e Sampdorias këtë sezon dhe nuk do ta veshë kurrë.
Nga Holanda, megjithatë, vjen një lajm edhe më i bujshëm: talenti i lindur në vitin 2002 do të mendonte për lamtumirën e tij me futbollin për shkak të një depresioni të fortë që e ka shoqëruar që nga viti 2019, vit në të cilin i vdiq babai.
Priten konfirmime zyrtare nga Juve dhe Sampdoria, por situata duket se do të marrë konture gjithnjë e më misterioze!