Inter jo për turizëm në Moldavi

Futboll

Inter jo për turizëm në Moldavi

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 20:30
Inter jo për turizëm në Moldavi

Interi do të ketë një ndeshje të rëndësishme ndaj Sherifit në Champions. Kjo sfidë është deçisive për kalimin e grupit. Trajneri i zikaltëve, Inzagi ka folur për mediat në prag të kësaj sfide.

“Fusha është shumë e bukur, gjithashtu dhe stadiumi. Duhet të luajmë ndeshjen tonë më të mirë, në mënyrë që të sjellim në shtëpi një rezultat pozitiv”.

Pritshmëritë ndaj ekipit

“Skuadra ka treguar vazhdimësi në ndeshjet e fundit dhe kemi marrë rezultate të rëndësishme. Pres nga lojtarët një ndeshje të madhe”.

Shpërqendrim para derbit me Milanin

“Absolutisht jo. Mendjen e kemi vetëm tek ndeshja ndaj Sherifit”.

Interi aktualisht ndodhet në vendin e 3 në grupin D me 4 pikë të grumbulluara, 2 më pak se Sherifi kryesues. Zikaltrit fituan 3-1 ndaj moldavëve në ‘San Siro’, por vendasit nuk janë një skuadër për tu nënvleftësuar. Sherifi deri më tani ka shkuar përtej parashikimeve duke mundur Realin dhe Shaktarin.

Interi nga ana tjetër do të synojë të marrë  fitoren e dytë radhazi pas asaj në kampionat me Udinezen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat