Wolfsburg me pikë të mëdha në Champions League

Futboll

Wolfsburg me pikë të mëdha në Champions League

Nga: K.G. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 20:41
Wolfsburg me pikë të mëdha në Champions League

Skuadra e Wolfsburgut ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Salzburgut, në takimin e xhiros së 4-të të Grupit G të Champions League. 

Wolfsburg arrin tre pikë të rëndësishme duke iu falënderuar golave të Baku (3') e Nmecha (60').

Wober (30') shënoi për Salzburgun.  

Wolfsburg zë vendin e dytë me 5 pikë e Salzburgu është në krye me 7, duke lënë pas Sevillën me 3 dhe Lillen me 2 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat