Solskjaer: Ronaldo fantastik, ai është lider

Futboll

Solskjaer: Ronaldo fantastik, ai është lider

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 21:08
Ole Gunnar Solskjaer dhe Ronaldo

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, foli për Sky Sport pak minuta para ndeshjes kundër Atalantës.

“Ne ishim shumë të kënaqur me performancën kundër Tottenham, Bailly është një zëvendësues i denjë për Lindelof dhe ne presim që të jemi në gjendje të mbajmë portën e pastër edhe këtë mbrëmje”, tha fillimisht ai.

“Ronaldo është një lojtar fantastik, ai ka pasur një ndikim të madh në ekip dhe është një lider në dhomat e zhveshjes: të gjithë e shikojnë me admirim, rikthimi i tij në United ka qenë shumë pozitiv duke pasur parasysh se ai erdhi në shtator dhe ai ka shënuar 7 gola tashmë. Ne duhet të fitojmë, shpresojmë që të jetë një ndeshje e ngjashme me atë të ndeshjes së parë.”

Kalimi i Conte tek Tottenham: “Conte ka treguar tashmë se është një trajner fitues, e kam takuar për herë të fundit në Angli gjatë një darke me Ferguson. Ai do t’i sjellë shumë Tottenham”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat