Mesfushori duket se do të largohet nga Milani.
Franck Kessie është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Milanin që i skadon në qershor të vitit 2022.
‘Rossonerët’, prej kohësh kanë nisur bisedimet me futbollistin e tyre për të zgjatur kontratën, megjithatë negociatat kanë ngecur shkaku i kërkesave të larta të mesfushorit.
Sipas mediave italiane, Kessie është shumë afër marrëveshjes me klubin anglez, Tottenham.
Thuhet se Spurs i kanë ofruar 24-vjeçarit pagë prej plotë 10 milionë euro në edicion, dhe gjithashtu për agjentin kanë përgatitur një komision të lartë.
Ekipi anglez sapo ka emëruar trajner Antonio Conten i cili duket se e admiron Kessien.
Kessie do të jetë i lirë të nënshkruajë para-kontratë me Tottenhamin në janar dhe t’iu bashkohet atyre në fund të edicionit.