Në listën e Xavit

Futboll

Në listën e Xavit

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 11:06

Paul Pogba dhe Erling Haaland janë në krye të listës së dëshirave të Xavi Hernandezit në Barcelonë.

Xavi pritet të emërohet trajner i ri i Barcelonës së shpejti, në vend të të shkarkuarit Ronald Koeman. 

Legjenda e Barcelonës është trajner i Al Saddit në Katar dhe thuhet të jetë në bisedime me klubin për ta shkëputur kontratën për t’u kthyer në Barcelonë.

Besohet se Xavi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje tashmë për postin e trajnerit dhe ai do të kthehet në Camp Nou sapo ta shkëputë kontratën me Al Saddin.

Sipas El Nacional, Xavi i ka identifikuar Haalandin dhe Pogban si dy përforcimet kryesore për verën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat