Atalanta ishte shumë pranë një fitoreje historike përballë Manchester United, por festën në fund ia prishi, në njëfarë mënyrë, Cristiano Ronaldo.
Gjithsesi, në përfundim të takimit, zikaltrit e Bergamos morën duartrokitje pafund në stadiumin “Gewiss” për spektaklin e ofruar.
“Ishte një mbrëmje fantastike, në fund erdhi goli i Ronaldos.
Do të kishte qenë një arritje e pabesueshme, por ne patëm një ndeshje të mrekullueshme. Nëse do të kishim fituar, do të ishte më e mira. Iu afruam. Jemi shumë krenarë, na vjen keq që pësuam në shtesë, do të kishte qenë diçka e madhe.”
Gasperini tregon dhe “përplasjen” që ka pasur në fund të ndeshjes me “yllin” e mbrëmjes, Cristiano Ronaldon:
“Ronaldo? Në fund të lojës iu afrova dhe i thashë: “A e di se i thonë në italisht shkofsh në djall? Është lojtar i çmendur. Dikush mund të thotë se është problem, por të kesh një problem të tillë…”
Atalanta renditet në vendin e tretë në Grupin F, por nëse i fiton të dyja sfidat e mbetura ndaj Young Boys dhe Villarealit kalon në fazën tjetër.