Emërimi i Antonio Contes trajner i Tottenhamit në vend të të shkarkuarit Nuno Espirito Santo, shihet si një lëvizje e goditur e drejtuesve të “Spurs”.
Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, ka reaguar për kthimin e trajnerit italian në Premier League, këtë radhë në bankinën e londinezëve, të cilët i ka pasur kundërshtarë në përvojat e tij në Ishull.
Mesfushori spanjoll ka punuar për dy sezone me italianin te Chelsea dhe gjithmonë e ka vlerësuar Conten, pavarësisht se përgjithësisht ishte në rolin e zëvendësuesit nën urdhrat e tij.
“E urrej ta them, por çfarë nënshkrimi për Spurs!, ka shkruar katalanasi në rrjetet sociale. Nuk duhet të harrojmë se, përveçse me Chelsean, Cesc është aktivizuar për tetë vjet në radhët e Arsenalit, rivalit të përjetshëm të Tottenhamit, ndaj si tifoz i Topçinjve nuk është i lumtur për emërimin e atij që e konsideron një trajner të madh në bankinën e Spurs.