Trajneri Ilir Daja u dënua me dy ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës për sjelljen e tij në derbi ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Ndaj Egnatias trajneri drejtoi nga tribuna, ku shleu edhe gjysmën e dënimit. Sipas rregullave, “timonierit” të kuq i lind e drejta që të kthehet në drejtim të ekipit që në ndeshjen e Kupës me Besëlidhjen, duke e shlyer gjysmën e dënimit me pagesë.
Burime pranë klubit të kuq kanë bërë me dije për “Panorama Sport” se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, kështu që Daja do ta shlyejë të plotë ndëshkimin e Disiplinës.
1 milionë lekë të vjetra është shuma që duhet të paguajë klubi ose vetë trajneri, që Daja të jetë sot në drejtimin e ekipit në Lezhë.
Çfarëdo që të ndodhë sot, e shlyen apo jo dënimin e mbetur, e sigurt është që Daja do të jetë pankinë ndaj Kastriotit, nëse nuk ka surpriza nga drejtuesit.