Trajneri i Bajern Munihut, Julian Nagelsmann është impresionuar nga qendërsulmuesi Robert Levandovski. Polaku realizoi het-trik në fitoren ndaj Benficës, ku Bajerni edhe siguroi kualifikimin në fazën tjetër.
I impresionuar nga paraqitjet e Levandovskit ka mbetur edhe Nagelsmann që mori drejtimin e klubit gjatë verës.
“Nuk duhet ta reduktojmë vetëm në golat e tij, por është e vërtetë që ka treguar forcën e karrakterit. Ai gjithmonë kërkon të shënojë. Është sulmuesi më i mirë në botë dhe do të jetë për një kohë të gjatë”, deklaroi Nagellsman.
Ndërkohë, Levandovski këtë sezon është golashënuesi numër një për momentin në Ligën e Kampionëve me tetë gola.