E gjithë bota e di se ku është shteti i Kosovës.
Klubi nga Danimarka, Midtjylland, për mrekulli e ka paraqitur hartën dhe serbët i ka çartur keq! Danezët paraqesin realitetin.
Midtjylland paraqet hartën e Serbisë ashtu si duhet, ndërsa serbët të revoltuar në klubin danez, llomotisin ashtu siç është sojit i tyre.
“Klubi i futbollit Midtjylland ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram hartën e Serbisë pa provincën jugore serbe të Kosovës dhe Metohisë.
Përkatësisht, klubi danez ka bërë një kuiz për tifozët e saj në rrjetet sociale para udhëtimit për në Beograd dhe ka provokuar ‘Delijen’ për një çështje me hartën e Serbisë.
Ata i prekën në një plagë të dhimbshme - territori i vendit tonë është paraqitur në atë hartë pa provincën jugore serbe të Kosovës dhe Metohisë”, shkarravit media serbe “Kurir”, e njohur për propagandë të fëlliqur.
Ekipi danez ndeshet me klubin famëkeq Cërvena Zvezda, në kuadër të Europa League.