Sot me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes kampionit anglez Manchester City dhe skuadrës belge Club Brugge, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Të dy këto skuadra u përballën në xhiron e tretë të kësaj gare, ku fitore regjistroi skuadra e Pep Guardiolas me rezultat të thellë 5:1.Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në Grupin A, Manchester City zë vendin e dytë në tabelë me gjashtë pikë, një më pak se lideri PSG, kurse Club Brugge pozicionohet në vendin e tretë me gjithsej katër pikë të arkëtuara.
Në ndeshjen e sotme, te Manchester City do të mungojnë Delap, Edozie, Mendy dhe Torres, kurse për Club Brugge nuk do të paraqiten Balanta dhe Providence.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Dias, Laporte, Zinchenko; Gundogan, Rodri, Silva; Mahrez, Foden, Sterling
Club Brugge (4-2-3-1): Mignolet; Mata, Hendry, Nsoki, Sobol; Rits, Vormer; Lang, Vanaken, De Ketelaere; Dost
Grupi A
21:00 Manchester City – Club Brugge (Stadiumi Etihad)