Ish-sulmuesi i Kukësit, Valon Et’hemi është grumbulluar për herë të parë me kombëtaren A të Maqedonisë së Veriut.
24-vjeçari i cili ka shkëlqyer me fanellën e Istanbulsporit është thirrur për dy ndeshjet e fundit të Maqedonisë së Veriut për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, ndaj Armenisë më 11 nëntor dhe ndaj Islandës më 14 nëntor.
Et’hemi ka luajtur vetëm një sfidë me U-21 e Maqedonisë së Veriut po aq sa edhe me U-21 të Shqipërisë teksa tani do të provojë veten e tij me përfaqësuesen A të Maqedonisë së Veriut.
Në listën e shpallur nga trajneri Blagoja Milevski janë dhe tre shqiptarët, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi.