Interi pritet të bëjë shkëmbim të lojtarëve me Ajaxin

Futboll

Interi pritet të bëjë shkëmbim të lojtarëve me Ajaxin

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 12:31
Samir Handanovic

Kampioni italian Inter është në kërkim të një zëvendësuesi për veteranin Samir Handanovic, ku ka identifikuar Andre Onanan si transferim ideal për pozitën e trajnerit.

Në fakt, sipas shumë mediave thuhet se gjigandi italian mund të konsiderojë që ta përfshijë në marrëveshje mesfushorin Christian Eriksen, raporton “Tuttosport”.

Kjo vjen si shkak që Eriksen nuk mund të vazhdojë karrierën e tij në Serie A për arsye të pajisjes së tij në zemër, por në Ligën e Holandës ky rregull nuk ekziston.

Në anën tjetër, Onana është në listën e të dëshiruarve te “Nerazzurët”, ku tani spekulohet se mesfushori Eriksen mund të përdoret si shkëmbim për portierin e Ajaxit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat