I mbetur pa kontratë, pas largimit nga Boca verën e kaluar, Carlos Tevez po i afrohet gjithnjë e më shumë ‘pensionimit’.
“Nuk e ndiej dëshirën të kthehem në fushë, – rrëfeu për ESPN sulmuesi 37-vjeçar argjentinas. – Miqtë dhe familjarët më pyesin se kur do të rikthehem, por nuk di nga t’ia filloj.
Tani për tani po shijoj momentin.
Kur shikoj ndeshjet e Boca, Juventusit apo klubeve të tjera të mia të vjetra, shikoj edhe veten në to, por nuk gjej atë zjarr që më motivon të luaj për gjashtë muaj apo një vit”.