Conte në veprim

Futboll

Conte në veprim

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 13:38
Conte në veprim

Antonio Conte është tashmë në veprim. Detyra e tij do të jetë rivitalizimi i Tottenham të shurdhër, që aktualisht lundron në Premier League në mesin e renditjes dhe ka grumbulluar vetëm 4 pikë në 3 ndeshje të “Conference League”.

Mes ideve që trajneri nga Salento do të sjellë në Londër nuk ka vetëm skema taktike dhe punën në terren, por edhe disa këshilla për jetën e lojtarëve të tij. Kane dhe shokët e tij janë të paralajmëruar. Me Conte trajner, jeta brenda dhe jashtë fushës nuk do të jetë kurrë e njëjtë.

Italiani e merr shumë seriozisht rolin e tij si trajner, edhe te Tottenham nuk do të jetë ndryshe.

“Në një periudhë konkurrence, marrëdhënia seksuale nuk duhet të zgjasë shumë, – deklaroi ai në një intervistë për gazetën franceze “L’Equipe”, kur ende ishte ulur në stolin e Interit. – Mundësisht, marrëdhënie të kryejnë vetëm me gratë e tyre, sepse nuk kanë nevojë të bëjnë performancë të jashtëzakonshme…”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat