Selektori i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, sot ka shpallur listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror, kundër Armenisë dhe Islandës.
I vetmi emër i ri është Valon Etemi nga Istanbulspor, ndërsa Milevski tha se do të rrisë konkurrencën në kombëtare.
“Valoni është përzgjedhur me gjeneratën 96-97, është përzgjedhur në një ndeshje selektive të kombëtares së të rinjve. Më pas ka luajtur në Shqipëri.
Në kampionatin e ri luan në formë të shkëlqyer në Istanbulspor, ka minuta të plota, nëse vazhdon kështu ka cilësi për të rritur konkurrencën në pozicionin e krahut.
Është e pamohueshme që ka potencial për të ardhmen. Liga e dytë në Turqi nuk duhet nënvlerësuar, ka lojtarë dhe ekipe cilësore”, tha Milevski.