Lojtari profesionist i NFL, Henry Ruggs III, u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik.
Të martën mbrëma ka pasur një përplasje mes Chevrolet Corvette të Rugg dhe një Toyota në Las Vegas.
Toyota është përfshirë nga flakët. Siç njofton policia, një 23-vjeçare nuk ka mundur të shpëtojë nga makina dhe ka ndërruar jetë në vend. Në automjet u vra edhe qeni i saj.
Raportohet se Ruggs ishte “nën ndikimin e alkoolit” gjatë aksidentit.
Siç konfirmon policia në një mesazh, lojtari po lëvizte me shpejtësi të madhe. Ai u kthye dhe u përplas në pjesën e pasme të Toyota-s.
Nëse shpallet fajtor, Ruggs, 22 - vjeçar, përballet me dënim dy deri në 20 vjet burg.