Conte e do Kessien

Futboll

Conte e do Kessien

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 14:36
Conte e do Kessien

Trajneri italian ka filluar të mendojë për ndërtimin e ekipit, dëshirë e tij e parë është mesfushori i Milanit

Antonio Conte e ka zgjedhur përforcimin e parë që e do në Tottenham.

“Sport Italia” raporton se trajneri italian synon ta transferojë në Londër mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.

Conte do ta zëvendësojë Nuno Espirito Santon në eksperiencën e tij të dytë në Angli.

Kessie nuk e ka vazhduar ende kontratën me Milanin dhe largimi i tij është i mundshëm.

Qe një kohë flitej për një transferim të mundshëm të mesfushorit kualitativ në Premierligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat