Trajneri aktuale i Villarrealit, Unai Emery, ka refuzuar mundësinë që të emërohet në krye të Newcastle Unitedit.
Spanjolli ka konfirmuar se ka vendosur që të qëndrojë te Villarreali.
Emery e ka pranuar është kontaktuar nga Newcastle, por ka mohuar të ketë pasur ofertë zyrtare.
“Goal” raportoi të martën se Newcastle kishte nisur bisedimet me Emeryn, të cilin e donte në krye të ekipit për ta zëvendësuar Steve Brucen.
Emery e njeh mirë kampionatin anglez, pasi më herët e ka drejtuar Arsenalin.