Cristiano Ronaldo ka shpëtuar përsëri Manchester United.
Portugezi ka realizuar një dygolësh kundër Atalanta-s dhe ka ndihmuar skuadrën e Solskjaer të shmangë humbjen në ndeshjen e Champions League të luajtur në Bergamo.
Siç ka pranuar Luke Shaw, CR7 është një avantazh i madh për skuadrën.
“Na ka shpëtuar përsëri me një gol vendimtar.
Ai kërkon të fitojë gjithmonë. Na flet para çdo ndeshje, na jep zemër dhe të gjithë e dinë se ai do të jetë me ne.
Është e pabesueshme të kesh një lojtar të tillë në skuadrën tënde”, ka thënë Shaw për kanalet zyrtare të klubit.