Nkunku ndryshon agjent duke menduar për largimin e tij

Futboll

Nkunku ndryshon agjent duke menduar për largimin e tij

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 16:27
Christopher Nkunku

Ish-PSG, Christopher Nkunku e ka nisur sezonin në një nivel spektakolar. 

Me 9 gola dhe 5 asistime ai tashmë ka tejkaluar rekordet e tij nga sezoni i kaluar, figura të rëndësishme për një mesfushor dhe shumë klube në Evropë po ndjekin gjurmët e tij.

I vetëdijshëm për këtë, francezi ka ndërruar agjent dhe ka ‘nënshkruar’ për përfaqësueson Pini Zahavi , siç raporton Le Parisien , me synimin që në fund të sezonit të largohet nga RB Leipzig.

Izraeliti është i afërt me pronarët e rinj të Newcastle.

Në vitin 2019 ai u largua nga PSG për 13 milionë euro dhe tashmë vlen 47, sipas Transfermarkt .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat