Real Madridi do të zhvillojë sonte ndeshjen e katërt në Grupin D të Ligës së Kampionëve.
Skuadra më e trofeshme e këtij kompeticioni do të takohet me Shakhtar Donetskun, skuadër të cilën e mposhti 0-5 në ndeshjen e kaluar.
“Los Blancos” momentalisht renditen në pozitën e dytë në grup me gjashtë pikë, aq sa ka edhe skuadra lidere, Sheriff Tiraspol.
Kurse, skuadra ukrainase është në pozitën e fundit (4) me vetëm një pikë.
Ndeshja e sontme mes Real Madridit dhe Shakhtar Donetskut do të zhvillohet nga ora 18:45 në “Santiago Bernabeu”.