Milani rrezikon shumë që të eliminohet nga garat e Champions League.
Rossonerët mezi fituan një pikë në vatër të tyre, duke luajtur baras (1:1) me Porton, në ndeshjen e xhiros së 4-të të Grupit B.
Pika e parë e Milanit dhe janë në fund të grupit.
Futbollisti Luis Diaz realizon për 0:1 në minutën e 6-të.
Në pjesën e dytë Milani barazon. Në minutën e 61-të, Mbemba shënon autogol dhe i mjaftoi Milanit për një pikë.
Porto zë vendin e dytë me 5 pikë të mbledhura.