Benzema tregon klasin e tij, Reali fiton me rezultat minimal

Futboll

Benzema tregon klasin e tij, Reali fiton me rezultat minimal

Nga: K.G. Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 19:06
Benzema

Futbollisti Karim Benzema është trim i fitores së Real Madridit, me rezultat 2:1 ndaj ekipit ukrainas, Shakhtar Donesky, në takimin e xhiros së katërt të Grupit D të Champions League.

Benzema, shënues i dyfishtë duke i siguruar tre pikë të mëdha madrilenëve. 

Në minutën e 14-të, mbrojtësi i Shakhtarit gabon, ndërsa Vinicius me mjeshtri asiston te Benzema i cili shënoi pa vështirësi shënoi. 

Në minutën e 39-të, Fernando barazon rezultatin. 

Benzema sërish në skenë, duke treguar klasin e tij, pas një veprimi shkollor nga afërsia realizon për 2:1.Reali kryeson me 9 pikë e Shakhtar është në fund me 1 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat