Shkëmbi: Kjo është Dinamo që dua

Futboll

Shkëmbi: Kjo është Dinamo që dua

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 19:13
Shkëmbi: Kjo është Dinamo që dua

Dinamo e kaloi me sukses sfidën e parë derbi në Kupën e Shqipërisë përballë Tiranës. “Blutë” triumfuan 2-0 falë rrjetave të kapitenit Ibraimi dhe Skukës, duke i shkaktuar disfatën e parë sezonale bardhebluve të Shehit.

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi analizoi fitoren e djemve të tij në prononcimin e dhënë për Supersport, ku ndër të tjera tha: “Unë nuk jam dakord me shumë ulje ngritje, jam dakord me shumë rezultate që nuk na kanë pëlqyer. Kjo është skuadra që kam në mendje, por është edhe kur humbasim.

Kompliemente djemve për fitoren ndaj një kundërshtari, që është për momentin më i miri në futbollin tonë. Patëm fat, është pjesë e futbollit, por patëm raste për të shënuar edhe në pjesën e dytë.

Skuka? Çdo trajner mendon gjithmonë ndryshe nga çfarë mendojnë njerëzit jashtë. Kam menduar vetëm rreth besimit për futbollistët, sidomos të rinjtë. Skuka ka dhënë sinjale të mira, sot i dhamë besim dhe, për fat të mirë, na e shpërbleu të gjithëve”, deklaron trajneri korçar, i cili ndalet edhe te dyshja Haxhiu-Mihana.

“Haxhiu dhe Skuka po bëjnë shumë mirë, sidomos Haxhiu, i cili luajti ndeshjen e tretë, po merr besim dhe po përmirësohet. Mihana ka shumë cilësi, mund të bëjë më mirë, një gjë e tillë sjell edhe forcimin e skuadrës.

Guximi për të luajtur me shumë forca në sulm? Nuk ishte ndeshja e parë që luajmë pothuajse me katër sulmues. Për fat të mirë, ndryshimet që bëmë me Skukën, Haxhiun dhe Siljanovskin, i cili bëri një ndeshje shumë të mirë, na dha shumë siguri në mesfushë, na dolën për mirë.

Ndryshimet dalin për mirë ose për keq, sot shkoi gjithçka mirë për fat. Ndeshja e radhës afër? Unë mendoj se ndikon pak tek ana psikologjike. Unë e di, por edhe skuadra do e kuptojë që Tirana do jetë më e fortë në ndeshjen e së shtunës.

Duhet të jemi më të qetë për të përgatitur ndeshjen, është afër tjetra. Duhet të rikuperohemi fizikisht dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ndeshja e kampionatit do të jetë ndryshe”, përfundoi trajneri i 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat