Tirana pësoi humbjen e parë këtë sezon duke u mundur pastër 2-0 nga Dinamo në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh:
”Na ka dëmtuar euforia, luajtëm vetëm 45 minuta futboll, ishim akoma në Shkodër në pjesën e parë. Megjithatë kishim shumë pak kohë, tentuam në pjesën e dytë me të gjitha forcat, por nuk ja arritëm, por shohim në ndeshjen e kthimit”.
”Kjo është pjesë e euforisë, kur nuk je 100% nuk ke çfarë jep. Megjithatë kemi luajtur vetëm 45 minutat e para”.