Surpriza e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve Sheriff Tiraspol do të kërkojë sot të hakmerret kundër kampionit të Serie A, ku me fillim nga ora 21:00 e pret në shtëpi në stadiumin “Bolshaya Sportivnaya Arena”.
Në xhiron e tretë të fazës së grupeve të kësaj gare, Interi regjistroi fitore kundër skuadrës së Sheriff, të cilën e mposhti me epërsi prej dy golave, respektivisht me rezultat 3:1.
Skuadra moldaviane Sheriff momentalisht gjendet në krye të Grupit D me gjithsej gjashtë pikë, aq sa ka edhe gjigandi spanjoll Real Madrid në vendin e dytë, përcjell KosovaPress.
Në anën tjetër, kampioni italian Inter pozicionohet në vendin e tretë, ku pas tre ndeshjeve të zhvilluara ka arritur të arkëtojë vetëm katër pikë.
Në ndeshjen e sotme, tek Interi nuk do të paraqitet vetëm mesfushori Christian Eriksen, të cilit nuk i lejohet nga autoritetet italiane të luajë për shkak të pajisjes në zemër, kurse te Sheriff do të mungojnë Kyabou, Nikolov dhe Yansane.
Formacionet zyrtare:
SHERIFF (4-2-3-1): Athanasiadis; Costanza, Arboleda, Dulanto, Cristiano; Addo, Thill; Traore, Kolovos, Castaneda; Yakhshiboev
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Batons; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Dimarco; Dzeko, Lautaro