Qendërmbrojtësi i Manchester United, Raphael Varane, mund të mungojë në tre ose katër javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi të ri.
Varane sapo u kthye në fushë nga një problem i mëparshëm në ijë, gjë që bëri të humb ndeshjet kundër Leicester, Atalantas dhe Liverpoolit.
Francezi luajti vetëm 38 minuta në barazimin e United me Atalantan të martën mbrëma, shkruan 90Min.
Mungesa e tij pritet të jetë tre ose katër javë, që do të thotë se Ole Gunnar Solskjaer mund të jetë pa mbrojtësin e tij më të mirë deri në fillim të dhjetorit.
Varane do të humbasë pesë ndeshje në të gjitha garat – kundër Manchester Cityt, Watfordit, Villarrealit, Chelseat dhe Arsenalit.
28-vjeçari gjithashtu nuk do të paraqitet në kualifikimet e Francës për Kupën e Botës kundër Kazakistanit dhe Finlandës.