Kanë ardhur lajme të reja nga Spanja mbi negociatat që duhet të dërgojnë Xavi-n te Barcelona.
Sipas Cadena SER, klauzola për prishjen e parakohshme të kontratës së ish-mesfushorit katalanas është shumë më e lartë se 1 milion euro.
Xavi ka rinovuar qershorin e kaluar me Al Saddo, duke nënshkruar një marrëveshje që do ta vinte klubin në një pozicion avantazhi në rast se Barcelona do ta kishte kërkuar.
Mëngjesin e së mërkurës, Zëvendëspresidenti i Barcelona-s, Rafa Yuste dhe drejtori sportiv Mateu Alemany, kanë fluturuar në Katar për të gjetur marrëveshjen me presidentin e Al Sadd.
Presidenti Laporta ka zgjedhur të qëndrojë në Katalonjë.