Real Madrid hasi shumë vështirësi, por ia doli të fitojë 2-1 kundër Shakhtar Donetsk, duke u ngjitur në vendin e parë të grupit D me 9 pikë.
Karim Benzema ishte autori i dy golave të fitores për ekipin e Carlo Ancelottit, teksa të dy asistet u dhuruan nga Vinicius Junior.
Ndeshja u zhblllokua pas çerek ore lojë, Benzema dërgoi lehtësisht topin në rrjetë dhe ky ishte goli numër 1000 i “Los Blancos” në kompeticionin e më të mirëve.
Goli numër 100 u shënua nga Di Stefano, Puskas realizoi golin numër 200, Beckham (600), Higuain (700), ndërsa 800 dhe 900 nga Cristiano Ronaldo.
Real Madrid bëhet i pari klub që arrin shifrën e 1000 golave në Champions League.