Milani kurrë më afër eliminimit nga Championsi, mendjen te Interi

Futboll

Milani kurrë më afër eliminimit nga Championsi, mendjen te Interi

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 22:24
Milani kurrë më afër eliminimit nga Championsi, mendjen te Interi

Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Portos duke vështirësuar akoma më shumë ëndrrën për kualifikimin. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli doli në konferencë pas ndeshjes ku foli për nivelin e kompeticionit.

“Mund të bënim më mirë. Duhet të ishim më të saktë tek rastet e krijuara. Në pjesën e dytë ishim më intensiv. Për të kaluar në fazën tjetër duhet të fitosh ndeshjet. Porto është një ekip i fortë”, thotë Pioli.

Derbi ndaj Interit?:

“Duhet të rikuperojmë energjitë. E dimë rëndësinë e kësaj sfide. Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj kampionëve në fuqi”.

Milani ndodhet aktualisht në vendin e fundit në Grupin B me vetëm 1 pikë të grumbulluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat