Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës, Katar 2022, që skuadra e tij do të luajë kundër Uruguait dhe Brazilit në 13 dhe 17 nëntor.
Mes të grumbulluarve bie në sy prania për herë të parë e Matias Soulé, mesfushori i ri i Juventusit, i datëlindjes 2003, që këtë vit ka debutuar në Lega Pro me fanellën e Juventusit Under 23.
“Italianët” e tjerë të grumbulluar nga tekniku argjentinas janë Dybala, Lautaro, Molina, Martinez Quarta, Gonzalez, Dominguez, Musso dhe Correa.
Ja dhe lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Scaloni:
Portierë: Armani, Martinez, Musso.
Mbrojtës: Molina, Montiel, Romero, Pezzella, Otamendi, Martinez Quarta, Tagliafico.
Mesfushorë: Acuna, Rodriguez, Paredes, Martinez, Fernandez, De Paul, Palacios, Lo Celso, Dominguez.
Sulmues: Di Maria, Messi, Correa A., Correa J., Lautaro, Dybala, Alvarez, Almada, Simon, Zeballos, Gonzalez, Avila, Soulé, Gerth.