Barcelona është e gatshme ta largojë Philippe Coutinhon nga Camp Nou qysh në afatin kalimtar të janarit.
Barcelona është e hapur ta shesë yllin e vet brazilian Coutinho në Newcastle United në janar.
Coutinho është zëvendësues te gjiganti katalonas dhe duke e parë pagën e lartë që ka, klubi është i gatshëm ta shesë.
Barça është e gatshëm madje që ta lejojë të largohet edhe në një marrëveshje huazimi fillimisht.
Besohet se Newcastle ka shprehur interesim për shërbimet e tij, pasi e ka nisur një epokë të re pasi u ble nga sheikët arabë muajin e kaluar, duke u bërë njëri prej klubeve më të pasura në botë, raporton GE.
Coutinho iu bashkua Barcelonës me shumë bujë nga Liverpooli vite më parë, por dështoi plotësisht ta tregojë vlerën e vet në Camp Nou.