Trajneri i ri, Antonio Conte thuhet se ka kërkuar një buxhet prej 237 milionë eurosh nga pronarët e Tottenhamit për të nisur rrugën e rinovimit të skuadrës atuale.
Conte është emërua trajneri i ri i “Spurs” pas largimit të Nuno Espirito Santo të hënën.
Gazeta italiane “Calciomercato” pretendon se ish-trajneri i Chelseat ia ka dorëzuar kërkesat e tij bordit të Tottenhamit dhe dëshiron mbi 200 milionë euro për të shpenzuar për merkato.
Objektivat e Contes janë yjet e Serie-A, lojtarë me të cilët është ballafaquar në karrierë apo edhe i ka menaxhuar.
Raportet pretendojnë se dyshja e Juventusit, Federico Chiesa dhe Matthijs de Ligt kryesojnë listën e dëshirave të Contes, me dyshen e Interit, Stefan de Vrij dhe Marcelo Brozovic që janë po ashtu në objektivat e tij.
Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli dhe sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic, plotësojnë këtë listë të dëshirave të trajnerit italian.