Progni ka shënuar 8 gola nga 12 ndeshje në Superligën e Kosovës

Futboll

Progni ka shënuar 8 gola nga 12 ndeshje në Superligën e Kosovës

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:35
Progni ka shënuar 8 gola nga 12 ndeshje në Superligën e Kosovës

Pas 12 xhirove, Drita e kryeson renditjen tabelare me 22 pikë, e ndjekur nga Ballkani dhe Gjilani me nga 21, pastaj Drenica me 20 pikë, e pesat është Prishtina me 16 pikë dhe Llapi në vendin e gjashtë me 15 pikë.

Po aq sa për garën për titull, luftë e ashpër po bëhet edhe për golashënuesin më të mirë të këtij kampionati.

Gerhard Progni ka shënuar tetë gola pas 12 ndeshje duke e kryesuar listën e golashënuesve.

Pas tij vijnë Kreshnik Uka i Drenicës dhe Ermal Krasniqi i Ballkanit me nga gjashtë gola, por me numër të njëjtë të golave pozicionohet në vendin e katërt edhe Besnik Krasniqi i klubit futbollistik Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat