Telashe për futbollistin

Futboll

Telashe për futbollistin

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:45
Telashe për futbollistin

Nuk zgjati më shumë se një javë rikthimi në fushë i mbrojtësit të Manchester United, Raphael Varane, i cili u dëmtua sërish në përballjen e Champions League kundër Atalantës, ku “Djajtë e Kuq” barazuan 2-2.

Francezi u detyra të linte fushën vetëm pas 38 minutash lojë, pasi pësoi një dëmtim në kofshë.

Mbrojtësi iu nënshtrua menjëherë vizitave të detajuara mjekësore, që përcaktuan se futbollisti do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth një muaj, duke humbur kështu derbin e së shtunës, përballë Manchester City-n.

Kujtojmë se 28-vjeçari sapo ishte rikthyen në sfidën e kampionatit, që Manchester United fitoi 3-0 Tottenhamit, pas një dëmtimi në ijë, që kishte pësuar javë më parë, ndërsa dëmtimi në kofshë do ta detyrojë futbollistin t’i shikojë shokët e skuadrës nga tribuna për një muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat