Skuadra e Liverpoolit e mposhti Atletico Madridin me rezultat 2-0.
Trajneri Jurgen Klopp e ka vlerësuar të përkryer fitoren e skuadrës së tij dhe e vetmja gjë negative në këtë ndeshje ishte lëndimi i sulmuesit Firmino.
“Orari jonë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe edhe pse e kontrolluan ndeshjen, ne e humbëm një lojtar shkaku i lëndimit, Bobby Firmino. Mendoj se njerëzit deshën të shihnin shumë gola.
Por mendoj se ndeshja ishte pothuajse e përkryer, ashtu siç duam ne. Ne i shënuam golat në çastet e duhura”, ka thënë Klopp.